Batuta në parlament, Berisha: I nderuar bashkëkryetar i shumicës, Meta: Urdhëro bashkëkryetar i opozitës

0

Ish – kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se Kryeministri Rama kërkon të shtyjë statusin pas muajit dhjetor në mënyrë që PD-së të mos i atribuohet asgjë nga kjo arritje. Në këtë seancë nuk kanë munguar batutat midis Kryetarit të Parlamentit dhe z. Berisha, duke e quajtur njëri tjetrin “bashkëkryetar”.

“I nderuar bashkëkryetar i shumicës, nuk jam këtu për cështjet e rregullores së ato i zgjidhni ju me kryesinë e parlamentit, por do i shfrytëzoj këto 2minuta për një alarm të madh. Është një alarm i madh që bie nga bashkëkryeministri Rama për të shtyrë statusin nga muaji dhjetor që të mos i atribuohet PD dhe qeverisë së saj. Informohemi se është përgatitur akti normativ për të rrëzuar konsensusin, mosdhënia e të cilit mbajti peng statusin. Gabim fatal nëse marrim veprime për ta shtyrë atë. Ministri i Jashtëm bashkë me kryeministrin kanë mashtruar në Bruksel për akte, por kam besim se kjo zgjidhet nga Kryesia e Kuvendit qe vendi te mos humbasë statusin në dhjetor, ai është dënim i madh për shkak të disa zhvillimeve, që ndodhin në mesin e vitit të ardhshëm që janë zgjedhjet evropiane”- tha Berisha, në fjalën e tij.

Nga ana tjetër Ilir Meta u përgjigj: “Urdhëro z. Bashkëkryetar i opozitës. Kjo cështje nuk ishte në rendin e ditës, por kemi bërë këtë favor vetëm për z Berisha të fliste, tani i ndërpresim diskutimet”.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here