Bashkia e Tiranës: Të lirohen hapësirat publike

Bashkia e Tiranës: Të lirohen hapësirat publike

Vijon aksioni i Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Sot veprimet kanë vazhduar në zonën e Kombinatit. Në një deklaratë për median, drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, tha se do të gjobiten të gjitha subjektet që zënë hapësirat publike. Kryesisht bëhet fjalë për lokalet dhe shitësit ambulantë që kanë zënë

Vijon aksioni i Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Sot veprimet kanë vazhduar në zonën e Kombinatit.

Në një deklaratë për median, drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, tha se do të gjobiten të gjitha subjektet që zënë hapësirat publike.

Kryesisht bëhet fjalë për lokalet dhe shitësit ambulantë që kanë zënë në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe parqet e Tiranës.

Ky aksion ka nisur prej disa javësh dhe mësohet se do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar