Bashkia e Tiranës, aksion kundër ndërtimeve pa leje

Bashkia e Tiranës, aksion kundër ndërtimeve pa leje

Inspektorati Ndërtimor i Tiranës vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Ndërtimorët kanë ndërhyrë sot për prishjen e një shtese pa leje në një objekt në zonën e Laprakës. Punimet të cilat janë kryer gjatë natës, janë prishur dhe objekti është kthyer në gjendjen e mëparshme. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, ka apeluar

Inspektorati Ndërtimor i Tiranës vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Ndërtimorët kanë ndërhyrë sot për prishjen e një shtese pa leje në një objekt në zonën e Laprakës.

Punimet të cilat janë kryer gjatë natës, janë prishur dhe objekti është kthyer në gjendjen e mëparshme. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, ka apeluar edhe njëherë për qytetarët e Tiranës, të mos ndërmarrin veprime të kundërligjshme, pasi ndaj tyre do të ketë vetëm një masë, prishjen.

“Ky ndërtim është një tjetër përpjekje e dështuar, për të ndërtuar pa leje brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Edhe njëherë e përsëris, se fatin e këtij ndërtimi do ta ketë çdo ndërtim i paligjshëm që do të bëhet në Tiranë”- tha ai.

Sipas Hoxhës, Bashkia është e angazhuar për të mos lejuar shkeljen e ligjit brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. “Shërbimet tona, e përsëris edhe njëherë janë nën vëzhgim të çdo situate ndërtimore pa leje dhe do të merren masat përkatëse në zbatim të ligjit”, përfundoi z. Hoxha.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar