Bashkëshorti denoncon gruan për dhunë

Bashkëshorti denoncon gruan për dhunë

Një qytetar ka bërë një denoncin në Policinë e Tiranës duke thënë se gruaja e tij, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike në sy të pesë fëmijëve të mitur. Shtetasi Konstandin Z. nga  Dibra ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës. Ai, gjatë denoncimit të tij, ka thënë se gruaja e akuzon se nuk është i

Një qytetar ka bërë një denoncin në Policinë e Tiranës duke thënë se gruaja e tij, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike në sy të pesë fëmijëve të mitur. Shtetasi Konstandin Z. nga  Dibra ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës.

Ai, gjatë denoncimit të tij, ka thënë se gruaja e akuzon se nuk është i aftë  të mbajë familjen dhe të punojë. Kostandini ka thënë se çdo ditë  jeton nën presionin psikologjik dhe kercënimeve nga gruaja e tij.

Gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtje  për z.Kostandin dhe i ka kërkuar gruas së tij, të mos e cënojë direkt apo indirekt , të mos komunikojë dhunshëm me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Gjykata gjithashtu i ka kërkuar asaj që të largohet nga banesa dhe të mos i afrohet  në një distancë prej 100 metrash.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar