Basha takim me të rinjtë e Tiranës

Kryebashkiaku, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim më të rinjtë e kryeqytetit, të cilët njëkohësiht janë votues për herë të parë në këto zgjedhje. Sipas Bashës alternativa më e mirë e mundshme për një të ardhme më të mirë është PD. Duke votuar PD Basha u garantoi të ftuarve se do të kenë më

Kryebashkiaku, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim më të rinjtë e kryeqytetit, të cilët njëkohësiht janë votues për herë të parë në këto zgjedhje. Sipas Bashës alternativa më e mirë e mundshme për një të ardhme më të mirë është PD.

Duke votuar PD Basha u garantoi të ftuarve se do të kenë më shumë mundësi për t’u arsimuar si brenda ashtu dhe jashtë vendit, njëkohësisht për të punuar dhe për t’u vetëpunësuar.

“Ata të rinj dhe të reja që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje t’i bashkohen uraganit blu, për një të ardhme më të mirë, për cdo të ri dhe të re në qytetin e Tiranës. Për cdo të ri dhe të re që beson se ka ardhur koha për të bërë hapin e fundit drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përgjigja është: Sali Berisha”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar