Basha si kreu i PD-së: Na presin sfida

Basha si kreu i PD-së: Na presin sfida

Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për gjithë mbështetësit e tij dhe për besimin e dhënë me votë. Ai e cilësoi Partinë Demokratike, si partinë e vlerave dhe idealeve më të larta në Shqipëri. “Jam thellësisht i vetëdijshëm se sa përgjegjësi e madhe është të drejtosh një forcë e cila ka lindur nga lëvizja e dhjetorit të

Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për gjithë mbështetësit e tij dhe për besimin e dhënë me votë. Ai e cilësoi Partinë Demokratike, si partinë e vlerave dhe idealeve më të larta në Shqipëri.

“Jam thellësisht i vetëdijshëm se sa përgjegjësi e madhe është të drejtosh një forcë e cila ka lindur nga lëvizja e dhjetorit të vitit ’90. Parti e cila është udhëhequr nga Sali Berisha, që ka pasur në fokus të saj ta bëjë një vend demokratik dhe të lirë. Partia Demokratike është parti e vlerave të larta, e cila ka bërë histori.

Në këtë garë, të parën të vërtetë të parimit një anëtar një votë në Shqipëri, ne demokratët u treguam shqiptarëve se jemi përfaqësuesit më të denjë të dinjitetit të tyre. PD do të dëgjojë dhe respektojë zërin dhe kontributin e çdo anëtari të saj”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se detyrat që i presin demokratët nuk janë të lehta, sfidat janë të mëdha, por kujtoi se gjatë gjithë rrugës 20 vjeçare, demokratët janë përballur me sukses dhe kanë fituar. Ai ka  premtuar se do të ndërtojë një opozitë krijuese, të fortë por edhe alternative, për çdo problem shqiptarët do të shohin zgjidhjet.

Kreu i ri i opozitës e mbylli fjalën e tij duke thënë, “Zoti na ndihmoftë, zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

 

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar