Sot nisin punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se kjo është një “ditë historike”. “Sot jam i lumtur se do të hapim një korrodor të ri për Tiranën, për punësimin dhe gjelbërim. Dy vjet më parë e premtuan këtë projekt dhe po e mbajmë pramtimin”, tha
Sot nisin punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se kjo është një “ditë historike”.
“Sot jam i lumtur se do të hapim një korrodor të ri për Tiranën, për punësimin dhe gjelbërim. Dy vjet më parë e premtuan këtë projekt dhe po e mbajmë pramtimin”, tha Basha.
Zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës” ka një rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit për rritjen e mirëqënis dhe zhvillimit ekonomik.
Qeveria dy ditë më parë miratoi vendimin për shpronësimin e pronarëve qe preken nga ky projekt me një shumë prej 236 mijë kelë për metër katror.
Dje pronarët kanë bërë protestë për vlerësimin e shpronësimit pasi janë të pakënaqur nga vlera e premtur kështu që ato do të vazhdojnë të protestojnë nëse nuk i jepet zgjidhje këtij problemi.
/Adisa Sida/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *