Basha “ngatërron” zyrën elektorale, shkon tek ajo e PS-së

Basha “ngatërron” zyrën elektorale, shkon tek ajo e PS-së

Nuk ka ndodhur më parë në politikën shqiptare që një politikan të vizitojë një zyrë elektorale të kundërshtarit të tij politik, por kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha e ka thyer këtë tabu. Gjatë inspektimeve të punimeve në rrugën “Ibrahim Brahja”, pjesë e njësisë tre në Tiranë, Basha vizitoi një nga zyrat elektorale të zonës që i përkiste

Nuk ka ndodhur më parë në politikën shqiptare që një politikan të vizitojë një zyrë elektorale të kundërshtarit të tij politik, por kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha e ka thyer këtë tabu.

Gjatë inspektimeve të punimeve në rrugën “Ibrahim Brahja”, pjesë e njësisë tre në Tiranë, Basha vizitoi një nga zyrat elektorale të zonës që i përkiste Partisë Socialiste. Mes tij dhe kandidates së PS, Lindita Nikolla nuk kanë munguar as batutat për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Do fitojmë” – tha zonja Nikolla teksa shtrëngroi duart me kryebashkiakun. “Do fitojnë qytetarët”- iu përgjigj Basha.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar