Basha nga Elbasani: Jemi partia e Berishës

Basha nga Elbasani: Jemi partia e Berishës

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi në qytetin e Elbasanit, ku tha se pas humbjes së 23 qershorit PD-ja duhet të bëj një analizë të thellë dhe mos të shërbejë për të bërë “koka turku”. “Ky moment duhet analizuar dhe ne do ta bëjmë një analizë të plotë dhe

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi në qytetin e Elbasanit, ku tha se pas humbjes së 23 qershorit PD-ja duhet të bëj një analizë të thellë dhe mos të shërbejë për të bërë “koka turku”.

“Ky moment duhet analizuar dhe ne do ta bëjmë një analizë të plotë dhe që nuk do të jetë për të larë duart nga përgjegjësitë dhe as për të bërë koka turku, por do të jetë një analizë që do t’i shërbejë PD-së, të analizojë pjesët e saj të përgjegjësisë, të nxjerrë mësime dhe të dalë më e fortë për sfidën e radhës elektorale”, – u shpreh z. Basha në fjalën e tij.

Duke vazhduar më tej z. Lulzim Basha premtoi se shumë shpejt Partia Demokratike do të ngrihet dhe do të jetë maxhoranca reale e së nesërmes. “Jemi partia që bëri të mundur që të ngrihemi nga një prej kolapseve më të vështira ekonomike. Jemi partia e vlerave të mëdha dhe njerëzve të mëdhenj, jemi partia e Sali Berishës. Në këtë process duhet të futemi me dinjitet, jemi krenarë për ato që i dhamë vendit gjatë 8 viteve. Jemi e djathta e bashkuar shqiptare dhe do të ndërtojmë një maxhorancë reale për të nesërmen”, – përfundoi kandidati për kryetar të PD-së.

Olldashi në Fier: Përgjegjës jemi të gjithë, edhe LSI-ja

Ndërkohë z. Sokol Olldashi gjithashtu kandidat për kryetar të PD-së, zhvilloi takime në qarkun e Fierit, nga ku u shpreh se përgjegjësitë e 23 qershorit janë të ministrave, të deputetëve dhe të vetmit jopërgjegjës sipas tij janë militantët e thjeshtë që u munduan të përçonin idetë që ishin pjesë e platformës së PD-së. “Përgjegjës për këtë humbjë ju thashë që jemi të gjithë. Të vetmit që nuk janë përgjegjës për humbjen janë militantët e thjeshtë të PD-së dhe antarët e thjeshtë të partisë, që nuk kanë dministruar pushtetin, por që janë rropatur dy muaj rresht në këtë fushatë për të përçuar ato ide që PD shpalosi në platformën e vet elektorale”, tha ai.

z. Olldashi bëri fajtor jo vetëm Partinë Demokratike për humbjen e 23 qershorit, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, që sipas tij e goditi PD-në me pushtetin që i dha dhe duke blerë votat dhe njerëzit.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar