Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar nisjen e rikonstruksionit të kopshtit numër 35, në rrugën “4 Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet. Në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se rikonstruksioni i këtij kopshti i paraprin investimeve në 6 kopshte të tjera, për përmirësimin e kushteve me elementare për ti pajisur ato
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar nisjen e rikonstruksionit të kopshtit numër 35, në rrugën “4 Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.
Në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se rikonstruksioni i këtij kopshti i paraprin investimeve në 6 kopshte të tjera, për përmirësimin e kushteve me elementare për ti pajisur ato me standardet evropiane.
Ky rikonstruksion është pjesë e një plani të gjerë të bashkisë së Tiranës për ristrukturimin e infrastrukturës së kopshteve dhe shkollave/
“Sot nisi rikonstruksioni i kopshtit numër 35 në Tiranë. Ndërtesa e tij ishte e vjetëruar dhe rikonstruksioni ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të brendshme, shtimin e dhomave dhe kuzhinave. Ky investim iu paraprin 6 investimeve të ardhshme, katër shkollave dhe dy kopshteve. Në këtë drejtim kemi një program të posaçëm që po zbatohet”, ka deklaruar ai.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *