Basha: Mazhoranca përgjegjëse për refuzimin e statusit

Paketa fikale do largojë investitorët e huaj Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sërish përgjegjëse të drejtpërdrejtë mazhorancën për refuzimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë. Duke i cilësuar si të pafalshme deklaratën e kryeministrit Rama se nuk ka rëndësi data për marrjen e statusit, kreu i opozitës shtoi se mazhoranca me revanshin ndaj administratës publike dëmtoi procesin. “Maxhoranca nuk po reflekton siç duhet për humbjen e statusit të Bashkimit Europian. Humbja e statusit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e maxhorancës.Maxhoranca me revanshin ndaj administratës dëmtoi procesin. Është e pafalshme që  kryeministri Rama thotë se nuk ka rëndësi data kur e marrin statusin. Data me rëndësi, pasi humbim shumë, jo vetëm për proceset, por edhe për mbështetjen ekonomike” tha Basha. Ndërkohë në ditën e dytë të takimeve për projektbuxhetin, Basha ka theksuar se buxheti është bërë në fshehtësi e pa asnjë konsultim me grupet e interesit dhe në dëm të biznesit dhe të shqiptarëve. “Taksa e sheshtë, jo vetëm e ka justifikuar veten, por e ka tejkaluar pritshmërinë, sepse shifrat vijnë nëvitet më të vështira me efektet më të egra të krizës që përfshiu botën dhe rajonin.  Nuk janë arritje në kushtet me erën e mbare, port ë një furtunë të vërtetë ekonomike”tha Basha. Sipas tij, ajo që shihet është krejt e kundërta, pasi vetëm në tatim fitimim shihet një rritje prej 50 përqind që do të sjellë pasoja shumë negative dhe do të zhdukë vendin nga harta e investimeve të huaja. Kreu i PD-së, gjithashtu ka ftuar edhe njëherë sot shumicën qeverisëse të jetë e pranishme në tryezat konsultive që bëhen me biznesin dhe grupet e interesit për projektbuxhetin e prezantuar në shkelje të ligjit në Kuvend. / Rovena Dupi/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar