Basha kreu i ri i PD-së, fitore e thellë me 80 %

Lulzim Basha zgjidhjet kryetar i Partisë Demokratike. Burime brenda PD-së theksojnë fitoren e thellë me 80% të votave të antarësisë së PD-së. Rreth orës 03:30 të ditsë së sotme nisi numërimi i votave për të përzgjedhur pasuesin e Sali Berishës në krye të PD-së. Në procesin e numërimit morën pjesë 10 grupe me nga 4

Lulzim Basha zgjidhjet kryetar i Partisë Demokratike. Burime brenda PD-së theksojnë fitoren e thellë me 80% të votave të antarësisë së PD-së.

Rreth orës 03:30 të ditsë së sotme nisi numërimi i votave për të përzgjedhur pasuesin e Sali Berishës në krye të PD-së. Në procesin e numërimit morën pjesë 10 grupe me nga 4 persona, 2 u zgjodhën nga kryesia e partisë dhe një përfaqësues për secilin kandidat. Numërimi i fletëve u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Në votime morën pjesë rreth 41 mijë kandidatë të PD-së.

Ndërkaq, sipas Top Channel, mësohet se përqindja e anetareve te PD-se qe moren pjese ne votim ka qene e ulet: në Fier, kanë votuar 23% e anëtarëve te PD-se, në Shkodër 25%, Korca 50%, Pogradeci 34%, Kolonja 50%, Devolli 40%, Elbasani 50%, Peqini 74%, Librazhd 25%, Gramshi  31%, Vlora 32%, Gjirokastra 37% dhe Durrësi 37%.

Ndërkohë që ka qenë Genc Pollo ai që ka uruar fitoren e Bashës, ende pa nisur procesi i numërimit të votave dhe konfirmimi i fitores.

 

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar