Basha i jep pergjigje Ramës

0

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i  kthen  përgjigjie letrës së Kryeministrit  Edi Rama, duke deklaruar se opozita është distancuar nga cdo lloj teatri politik.

“ Ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interest dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar” – ka shkruar Lulzim Basha.

Zoti Basha i ka vënë në dukje Kryeministrit sjelljen e tij kundrejt opozitës, duke e cilësuar atë si të padenjë dhe arrogante.

Në këtë letër Kreu i PD ka theksuar se ka lënë një derë të hapur për takim me kryeministrin  ose për takime të çdo niveli tjetër. Ai ka thënë se veçanërisht është gati për t’u takuar për 5 prioritetet për marrjen e statuait dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si interes suprem kombëtar.

Edhe për Reformën Administrative- territorial , Basha tha se është gati për t’iu bashkuar edhe për reformën administrative territoriale.

/Irida Vata/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here