Basha dorëzon kanditaturën për kreun e PD-së

Basha dorëzon kanditaturën për kreun e PD-së

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku në një konferencë për mediat nga selia blu, komunikoi vendimin e tij në lidhje me garën për kreun e PD-së. “Një javë më parë, kreu i PD-së dhe kryeministri Berisha iu drejtua demokratëve me një mesazh që jam i

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku në një konferencë për mediat nga selia blu, komunikoi vendimin e tij në lidhje me garën për kreun e PD-së.

“Një javë më parë, kreu i PD-së dhe kryeministri Berisha iu drejtua demokratëve me një mesazh që jam i bindur që ju ashtu edhe unë, donit që të ishte krejt tjetër. Sot familja e demokratëve duhet të jetë më e bashkuar se kurrë. Çdo demokrat të jap kontributin për ringritjen e PD. Pas një reflektimi të gjatë dhe pas një bisede me kryeministrin, kam marrë vendimin më të vështirë të jetës sime, por edhe në kthjelltësinë më të madhe për të kandiduar për kreun e PD”, theksoi Basha.

Partia Demokratike do të zgjedhë lidershipin e ri, pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 Qershorit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar