Basha: Do heqim vizat me SHBA-të, ashtu si me BE-në

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka konfirmuar sërish deklaratat e përsëritura  kohët e fundit nga kryeministri Sali Berisha për heqjen e vizave me SHBA-të brenda mandatit të ardhshëm. Në një takim me gjimnazistët e Tiranës, z. Basha tha se ky objektiv është i mundshëm, ashtu sikurse ndodhi edhe me plotësimin e standardeve për heqjen e vizave me BE-në.

“Nuk ka gjë që nuk arrihet me punë, përkushtim dhe ambicie. Ju na jepni një arsye për t’i hequr vizat. Nuk do iu marrë malli më për të shkuar në vendet shengen dhe  Amerikë, sepse me heqjen e vizave kjo do të bëhet krejt e realizueshme. Brezi juaj e meriton këtë’, iu drejtua kryebashkiaku të pranishmëve.

Komentet për heqjen e vizave me SHBA-të, kreu i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PD-së, i beri gjatë aktivitetit të gjimnazistëve të Tiranës “Neë York pjesë e Tirana Teens”, iniciuar nga Bashkia për nxitjen e aktiviteteve sportive dhe artistike në gjitha shkollat e mesme te kryeqytetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka premtuar se shkolla fituese do të ketë një udhëtim falas në një nga vendet e Bashkimit Evropian, dhe pse jo ndoshta pas dy-tre vitesh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 /Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here