Basha dhe Olldashi nisin fushatën

Basha dhe Olldashi nisin fushatën

Dy kandidatët kryesorë  për postin e kryetarit  të Partisë Demokratike nisin sot fushatën e tyre në kuadër të zgjedhjeve te 22 qershorit. Kryebashkiaku  Lulzim Basha do të shkojë në Elbasan për të zhvilluar takime me strukturat dhe për të paraqitur programin e tij për rikonstruktimin e partisë.  Jo pa qëllim zgjedh Elbasanin,pasi në vitin 2009

Dy kandidatët kryesorë  për postin e kryetarit  të Partisë Demokratike nisin sot fushatën e tyre në kuadër të zgjedhjeve te 22 qershorit.

Kryebashkiaku  Lulzim Basha do të shkojë në Elbasan për të zhvilluar takime me strukturat dhe për të paraqitur programin e tij për rikonstruktimin e partisë.  Jo pa qëllim zgjedh Elbasanin,pasi në vitin 2009 ai u zgjodh deputet me një rezultat pozitiv atje.

Ndërsa kandidati tjetër Sokol Olldashi,do të shkojë në Fier ku është zgjedhur edhe deputet dy mandatet e fundit.

Dy kandidatët do të zhvillojnë takime elektorale për rreth 10 ditë,ndërsa me 22 qershor do të votojnë rreth 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike për kreun e ri të partisë pas dorëheqjes  së Sali Berishës.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar