Basha: 300 ditët e para të qeverisë ishin mashtrim dhe dështim

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Bashan gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentarë të PD-së theksoi se “qeveria e dyshes Rama-Meta vjen në 300 ditët e para me një bilanc të përkeqësuar në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe rendit”. “Numri i vrasjeve është rritur, numri i aksidenteve nga

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Bashan gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentarë të PD-së theksoi se “qeveria e dyshes Rama-Meta vjen në 300 ditët e para me një bilanc të përkeqësuar në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe rendit”.

“Numri i vrasjeve është rritur, numri i aksidenteve nga 734 ka shkuar 872. Numri i krimeve të denoncuar ka kapur shifrën rekord të 3046 rasteve kundrejt 2671 rasteve të të njëjtës periudhë të një viti më parë. Të shohësh këto shifra mendon se po të kishin ardhur me premtimin se do ta bënin me keq nuk kishin si ta bënin ndryshe. Për ne si opozita ka qenë e qartë se Rama dhe ministri i tij do ta bënin më keq.”, tha Basha.

Gjithashtu ai shtoi se operacioni i Lazaratit erdhi nga presioni i opozitës.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar