Basha: 24 orë monitorim nga kamerat për gjimnazet e Tiranës

0

Monitorimi 24 orë me kamera do të shërbejë si një anë pozitive për rritjen e sigurisë në shkollat e mesme të kryeqytetit. Çdo institucion do të ketë të paktën 3 kamera.

Në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, pritet të mundësohet transmetimi live i këtyre imazheve në dhomën operative e cila egziston prej vitesh në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Tiranës.

Kryebashkiaku Basha ishte dje i pranishëm dje në gjimnazin “Myslim Keta” nga ku nisi dhe ky projekt.

“Sot inaugurojmë fillimin e punimeve për instalimin e sistemit të vëzhgimit pamor në të 14 gjimnazet e qytetit të Tiranës. Ky projekt është vazhdimi i një iniciative që unë kam pasur rastin ta përuroj në një detyrë tjetër publike dhe sot si kryetar i Bashkisë kam kënaqësinë të shoh së afërmi përmbushjen e një premtimi, i cili është mirëpritur si nga trupa pedagogjike, edhe nga gjimnazistët e këtij gjimnazi, dhe jam i sigurt edhe nga prindërit”, tha Basha. Ai shtoi se ky është një hap i cili i shërben rritjes së sigurisë në shkollat tona dhe në ambientet përreth tyre. “Ambiente në të cilat shpeshherë janë hasur probleme në raport me çështje nga ato ordineret, deri te disa çështje shqetësuese. Pra është një hap i rëndësishëm në monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë dhe pa dyshim një kontribut i mirë që i jepet përmirësimit të rendit në tërësi në qytetin e Tiranës”, tha kryebashkiaku.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here