Banorët heqin vullnetarisht barrikadën që ndante Mitrovicën

Mitrovica zgjohet e bashkuar pa barrikadën në urën mbi Ibër. Pas tre vjetësh bllokimi, është rivendosur sot qarkullimi i automjeteve në urën kryesore të Mitrovicës që ndante qytetin në dy pjesë. Barrikaden e hoqën vetë banorët, të vetequajturit “Rojat e Urës” që edhe e kishin vënë ate në vitin 2011. “Të kujt janë këta kamionë?”,

Mitrovica zgjohet e bashkuar pa barrikadën në urën mbi Ibër. Pas tre vjetësh bllokimi, është rivendosur sot qarkullimi i automjeteve në urën kryesore të Mitrovicës që ndante qytetin në dy pjesë.

Barrikaden e hoqën vetë banorët, të vetequajturit “Rojat e Urës” që edhe e kishin vënë ate në vitin 2011. “Të kujt janë këta kamionë?”, ka pyetur një polic organizatorët por të cilët nuk kanë dashur të komunikojnë me Policinë, duke u thënë se e mira është se ajo po largohet.

“E kemi bërë me vullnetin tonë dhe mjetet tona, ashtu siç e kemi vendosur”, i ka thënë KTV-së një nga organizatorët serb, në kushte anonimiteti.

baaa    ibbb

I pranishëm në vendngjarje ishte edhe kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, i cili tha se ndjehet mirë që po hiqet barrikada.

“Është ky një lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Kjo barrikadë po hiqet pas insistimeve të mia dhe ftesës së përditshme që u bëja serbëve dhe faktorit ndërkombëtarë për të hequr, jo vetëm këtë, por edhe barrikadat e tjera, kudo qofshin ato”, tha kryetari Bahtiri.

Ai foli gjithashtu për nevojën e krijimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy komunave (jugut e veritut të Mitrovicës) për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe social.

“Tani, ne drejtuesit e të dyja komunave (jugut e veritut të Mitrovicës) duhet të krijojmë kushte për pajtim të qytetarëve, për zhvillim ekonomik të të dyja pjesëve të qytetit dhe për bashkëpunim të ndërsjellë. Këtë e dëshirojnë sot shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët. Ata kërkojnë punë dhe jetë sa më të mirë e dinjitoze dhe ne këtë duhet t’ua sigurojmë”, deklaroi Bahtiri.

Heqja e Barrikadës ka filluar rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërsa në orën pesë të mëngjesit është hequr nga rruga kryesore i tërë materiali i barrikaduar. I gjithë procesi ka kaluar pa problem dhe aksioni është ndjekur edhe nga pjesëtarët e KFOR-it Italian, pjesëtarë të strukturës paralele serbe – “Mbrojtjes Civile”  dhe ata të Policisë së Kosovës.

Pas heqjes së kësaj barrikade ka mbetur vetëm edhe një, më e vogël, në rrugën nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën veriore.

 /Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar