Bankat, niveli i kredisë “zero”

Bankat, niveli i kredisë “zero”

Viti 2013 ka të shënuar ritmet më të ulëta të rritjes së kredisë, që prej fillimit të vitit 2000. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit maj stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë ose i njëjtë me atë në fund të 2012-ës, duke dëshmuar se biznesi dhe individët e

Viti 2013 ka të shënuar ritmet më të ulëta të rritjes së kredisë, që prej fillimit të vitit 2000. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit maj stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë ose i njëjtë me atë në fund të 2012-ës, duke dëshmuar se biznesi dhe individët e kanë pasur të pamundur që të marrin hua në banka gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Ngadalësimi i ritmeve të rritjes së ekonomisë, shtimi i kredive me probleme, problemet e likuiditetit të biznesit, frenimi i investimeve nga sipërmarrjet janë disa arsye të kësaj tendence negative për kreditimin e ekonomisë në vend.

Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi në prill 2013-ës, morën disa masa për të nxitur kredidhënien si lehtësim i rregullave të likuiditetit për bankat dhe procedurat e ekzekutimit të kolateralit, por këto masa ende nuk po japin efekt në huadhënie.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në daljen e fundit publike, pohoi se “sfida jonë kryesore në të ardhmen është rritja e kreditimit.”

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar