Bankat, ndërpresin kreditimin për biznesin e individin, favorizohet qeveria

Bankat, ndërpresin kreditimin për biznesin e individin, favorizohet qeveria

Interesat e bonove të thesarit prekën një rekord tjetër rënie në një normë interesi prej 5.51 për qind nga 5.79 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm. Në dy ankandet e zhvilluara ditën e  djeshme nga Banka e Shqipërisë, qeveria kërkoi një borxh me vlerë 13 miliardë lekë, ndërsa bankat ofruan më shumë se

Interesat e bonove të thesarit prekën një rekord tjetër rënie në një normë interesi prej 5.51 për qind nga 5.79 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm. Në dy ankandet e zhvilluara ditën e  djeshme nga Banka e Shqipërisë, qeveria kërkoi një borxh me vlerë 13 miliardë lekë, ndërsa bankat ofruan më shumë se 19 miliardë lekë.

Nga të dhënat e fituar del qeveria, ku në këto momente krize të ardhurash, të paktën po ul koston e financimit të  deficitit, por e kundërta ndodh me ekonominë. Kursimet dhe depozitat e qytetarëve po shkojnë për financimin e qeverisë dhe jo për ekonominë. Bankat janë 100 % të sigurta se investimi në bono është i kthyeshëm, ndërsa biznesi në këto moment krize është më pak i besueshëm.

Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka pranuar se ulja bazë e normës së interesit nuk e ka lehtësuar koston e kredive për bankat. Gjithashtu, Fullani nënkuptoi se shumë shpejt mund të merret një tjetër vendim për uljen, në të paktën 3.5% të normës bazë të interesit. Kjo, si një shpresë që politika të transmetohet te bankat edhe në uljen e kostove të kredisë.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar