Bankat e rrisin fitimin me 5.2 milionë euro

0

Sektori bankar në Kosovë është karakterizuar me performancë pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2013, ku fitimi neto i këtij sektori ka arritur vlerën prej 22.4 milionë euro duke shënuar një rritje prej 5.2 milionë euro krahasuar me të njejtën peridhe të vitit të kaluar.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës rreth vlerësimit të ekonomisë, në tremujorin e trete të këtij viti thuhet se zvogëlimi i shpenzimeve të sektorit bankar është reflektuar edhe në raportin e shpenzimeve ndaj hyrjeve në sektorin bankar.

Raporti i shpenzimeve në muajin shtator ndaj hyrjeve të sektorit bankar ishte 87.2 për qind, krahasuar me nivelin prej 88.8 për qind të muajt shtator 2012.

Sipas BQK-së raporti i shpenzimeve ndaj hyrjeve të sektorit bankar ishte më i lartë në shtator të këtij viti krahasuar me qershorin 2013 kur ky raport qëndroi në 86.7 për qind.

Gjithashtu në raport thuhet se pjesëmarrja e kredive joperformuese ka arritur në 8.5 për qind në shtator 2013, nga 7.8 për qind që ishte në qershor 2013.

Tregu i sigurimeve u karakterizua me humbje në vlerë prej 96,326 euro deri në shtator 2013, kryesisht si pasojë e rritjes vjetore të nivelit të shpenzimeve dhe dëmeve të ndodhura gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu sektori i institucioneve mikrofinanciare , gjatë muajt shtator 2013 shënoi humbje prej 1.3 milion euro krahasuar me humbjen prej 3.9 milionë euro në shtator 2012. Zvogëlimi i humbjes rezultoi nga zvogëlimi i shpenzimeve me 17.2 për qind.

/Enkeleda Cami/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here