Balotelli: Kërkoj ndjesë skuadrës, tifozëve dhe klubit

Balotelli: Kërkoj ndjesë skuadrës, tifozëve dhe klubit

Lojtari i skuadrës së Milanit, Mario Balotelli, njihet nga të gjithë tashmë për sjelljet e tij arrogante në fushë, por mesa duket ai po fillon të ndryshojë sjellje pas vërejtjeve të marra nga trajneri Allegri. “U kërkoj ndjesë skuadrës, tifozëve dhe klubit. Gjithashtu kërkoj ndjesë edhe për fjalët që i kam thënë arbitrit. Fillimisht i

Lojtari i skuadrës së Milanit, Mario Balotelli, njihet nga të gjithë tashmë për sjelljet e tij arrogante në fushë, por mesa duket ai po fillon të ndryshojë sjellje pas vërejtjeve të marra nga trajneri Allegri.

“U kërkoj ndjesë skuadrës, tifozëve dhe klubit. Gjithashtu kërkoj ndjesë edhe për fjalët që i kam thënë arbitrit. Fillimisht i kërkoj falje shokëve të skuadrës, sepse i kam lënë vetëm duke i vënë në vështirësi. Ata stërviten dhe vuajnë në fushë bashkë me mua. Pastaj, natyrisht, i kërkoj falje edhe tifozëve dhe klubit”, ka deklaruar Balotelli për mikrofonët e Sky Sport.

Sulmuesi i Milanit ka qenë dënuar për tre ndeshje, dhe kuqezinjtë nuk do ta kenë lojtarin në ndeshjen e madhe kundër Juventusit.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar