Baloteli i dëmtuar, kthehet në Itali

Baloteli i dëmtuar, kthehet në Itali

Sulmuesi i Italisë Mario Baloteli është kthyer në shtëpi, ndërsa trajneri Prandeli ka thënë se ndeshja me Spanjën do të jetë e vështirë por jo e pamundur për t’u fituar. Dëmtimi muskulor që ka pësuar në ndeshjen me Brazilin, i ka kushtuar Super Marios, duke mos i dhën mundësi të luaj në gjysëmfinalen e Kupës

Sulmuesi i Italisë Mario Baloteli është kthyer në shtëpi, ndërsa trajneri Prandeli ka thënë se ndeshja me Spanjën do të jetë e vështirë por jo e pamundur për t’u fituar.

Dëmtimi muskulor që ka pësuar në ndeshjen me Brazilin, i ka kushtuar Super Marios, duke mos i dhën mundësi të luaj në gjysëmfinalen e Kupës së Konfederatave me Spanjën nesër në orën 21:00.

Ai dje është pritur nga shumë gazetarë dhe ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer që do të mungoj në një ndeshje aq të rëndësishme si ajo me spanjollët, “Ndihem një dështak për shkak të mënyrës se si u largova. Do doja të isha me skuadrën deri në ndeshjen e fundit pasi skuadra ka një ndeshje shumë të rëndësishme përpara”, u shpreh Baloteli.

Trajneri i Italisë është shprehur, “Më vjen keq për Marion, por besoj se ai do të ketë mundësi të tjera në të ardhmen për të luajtir në këtë garë. Natyrisht ai u ndje shumë i trishtuar për dëmtimin. Prania e tij do të ishte shumë e rëndësishme në ndeshjen me Spanjën, por kështu e ka futbolli”, tha Prandeli.

Tekniku i Italisë tha se është i shqetësuar dhe po punon fort me skuadrën, sepse të enjten do të  luajë përrballë kombëtares më të fortë në botë për momentin.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar