Ballsh, 1000 punonjës hidhen në protestë

Ballsh, 1000 punonjës hidhen në protestë

Bllokimi i rafinerive të naftës, për shkak të hetimit tatimor hodhi në protestë rreth 1000 punonjës të Fierit dhe të Ballshit. Të mbledhur në ambientet para Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës (KPTHN) në Ballsh, punëtorët bëjnë thirrje instancave të larta shtetërore që të zhbllokojnë menjëherë situatën. ndërkohë, punonjësit bënë me dije se janë

Bllokimi i rafinerive të naftës, për shkak të hetimit tatimor hodhi në protestë rreth 1000 punonjës të Fierit dhe të Ballshit. Të mbledhur në ambientet para Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës (KPTHN) në Ballsh, punëtorët bëjnë thirrje instancave të larta shtetërore që të zhbllokojnë menjëherë situatën.

ndërkohë, punonjësit bënë me dije se janë autobotet me bitium që janë bllokuar pa urdhër dhe prej 4 ditësh puna në rafineri është pezulluar. Forca të shumta policie formuan dy kordone për të penguar punonjësit. Ndërsa autoritete të  rafinerisë u shprehën se në rast se kjo situatë vijon autobotet rrezikojnë të shpërthejnë.

Pjesëmarrësit në tubim kërcënuan se në rast se ky problem nuk do të zgjidhet, atëherë ato përshkallëzojnë protestat.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar