“Bale më i mirë se Nejmar”

“Bale më i mirë se Nejmar”

“Gareth Bale është më i mirë se Nejmar dhe sigurisht që kushton më shumë se sa braziliani”. Kjo është deklarata e dhënë nga Xhonatan Barnet, agjenti i futbollistit uellsian Gareth Bale, në një intervistë për televizionet spanjolle. Gjithashtu në intervistë agjenti ka pohuar për një transferim të mundshëm të Bale tek Reali i Madridit, por sipas tij, deri

“Gareth Bale është më i mirë se Nejmar dhe sigurisht që kushton më shumë se sa braziliani”. Kjo është deklarata e dhënë nga Xhonatan Barnet, agjenti i futbollistit uellsian Gareth Bale, në një intervistë për televizionet spanjolle.

Gjithashtu në intervistë agjenti ka pohuar për një transferim të mundshëm të Bale tek Reali i Madridit, por sipas tij, deri më tani nuk është folur konkretisht për diçka të tillë.

Drejtori sportiv i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, prej disa muajsh po kërkon afrimin e Bale tek kjo skuadër. E në fakt thirrjet e tij bëhen jo më kot. Uellsiani u shpall futbollisti i vitit në Premier Ligën angleze si dhe futbollisti i ri më i mirë po në të njëjtin kampionat.

Uellsiani ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me skuadrën e Totenhemit dhe vitin tjetër mund të bëhet lojtar i Realit të Madridit.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar