Bajrami në vëndin tonë

Bajrami në vëndin tonë

Mijëra besimtarë dhe besimtare myslimane festojnë festën e Bajramit  të Madh. Rreth orës 6 të mëngjesit bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte mbushur plot me burra dhe gra myslimane që sipas traditës fetare kanë falur namazin e Bajramit të Madh. “I madhi Zoti, juve këtu, familjeve tuaja dhe përtej gjithë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë, qytetarëve të

Mijëra besimtarë dhe besimtare myslimane festojnë festën e Bajramit  të Madh. Rreth orës 6 të mëngjesit bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte mbushur plot me burra dhe gra myslimane që sipas traditës fetare kanë falur namazin e Bajramit të Madh.

“I madhi Zoti, juve këtu, familjeve tuaja dhe përtej gjithë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë, qytetarëve të tjerë po ashtu, gjithë shqiptarëve që gjenden në trojet shqiptare dhe diasporë iu uroj prej të madhit Zot përzemërsisht, njësoj sikurse uron zemra dhe shpirti i gjithësecilit prej jush për shumë vjet një Bajram të begatë, një vazhdimësi pas Bajramit, duke jetuar dhe duke dhënë shembullin si myslimanë dhe qytetarë të denjë dhe të aftë të përballojmë sfidat e kohës, e vendit dhe ato me të cilat në duhet të përballemi. Zoti në e lehtësoftë, Zoti na ndihmoftë, Zoti na nderoftë dhe Zoti të na udhëheqë drejt pozitives”, tha në fjalën para besimtarëve, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Sipas traditës, festa e Bajramit të Madh  , pas faljes së mëngjesit vazhdon  në shtëpitë e  besimtarëve myslimanë me drekën tradicionale ku ftohen më të afërmit për ta kaluar bashkarisht dhe të gëzuar këtë ditë të rëndësishme të besimtarëve myslimanë.

Një ditë më parë, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça uroi të gjithë besimtarët me rastin e festës.

“Unë i uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fiter Bajramin. Paqe, dashuri, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja festa e Bajramit. Zoti thotë: Për mua agjeruat në Muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim, falët Namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja, të pastër dhe të falur nga gjynahet. Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe vendin tonë!”, tha në urimin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça.

/BLERAND ISMAILI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar