Bruma, talenti 18-vjeçar i Sportingut të Lisbonës, cilësohet nga të gjithë si Kristiano Ronaldo i ri dhe kjo nuk mund t’i shpëtonte kampionëve të Europës, Bajernit të Mynihut. Sipas asaj që raporton gazeta portugeze “Correio da Manha”, klubi bavarez është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për kartonin e Brumas. Oferta tashmë ka mbërritur në klubin e Lisbonës dhe
Bruma, talenti 18-vjeçar i Sportingut të Lisbonës, cilësohet nga të gjithë si Kristiano Ronaldo i ri dhe kjo nuk mund t’i shpëtonte kampionëve të Europës, Bajernit të Mynihut.
Sipas asaj që raporton gazeta portugeze “Correio da Manha”, klubi bavarez është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për kartonin e Brumas. Oferta tashmë ka mbërritur në klubin e Lisbonës dhe në ditët në vijim do të bëhet edhe shqyrtimi i saj.
Bruma ka një kontratë me Sportingun e Lisbonës deri në vitin 2014, por një ofertë e kënaqshme mund ta largonte edhe gjatë kësaj vere.
/Dorjan Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *