Azerbajxhan, Gjiknuri merr garanci për nisjen e investimeve për TAP

Azerbajxhan, Gjiknuri merr garanci për nisjen e investimeve për TAP

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë vizitës vizitë zyrtare në Azerbajxhan, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti i Shah Deniz. Ministri zhvilloi takime të veçanta me drejtues të kompanisë azere SOCAR, drejtuesin e konsorciumit të projektit TAP, përfaqësues të BP, Axpo dhe kompanive

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë vizitës vizitë zyrtare në Azerbajxhan, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti i Shah Deniz. Ministri zhvilloi takime të veçanta me drejtues të kompanisë azere SOCAR, drejtuesin e konsorciumit të projektit TAP, përfaqësues të BP, Axpo dhe kompanive të tjera. 

Ndërkaq zyra për shtyp e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bën me dije se ministri Gjiknuri mori garanci nga drejtuesit e projektit TAP se shumë shpejt do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master planit për gazin në vendin tonë. Në takime është diskutuar edhe për mundësinë e shtrirjes së projektit edhe me degëzimin drejt Kroacisë, ashtu sikurse përfshirja e mundshme e Kosovës në lidhje me rrjetin.

Gjithashtu drejtuesit e projektit TAP i shprehën Ministrit Gjiknuri kënaqësinë për gatishmërinë e shfaqur nga qeveria e re dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për mbështetjen e veçantë të projektit TAP. Ata pohuan se e mirëpresin angazhimin e ekzekutivit të ri për ngritjen e një Task Force me qëllim çuarjen përpara të projektit. 
/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar