Ayala: Shqipëria drejt Rilindjes

Ayala: Shqipëria drejt Rilindjes

Luis Ayala, Sekretari i Internacionales Socialiste, pak minuta më parë gjatë një konference për shtyp teksa ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për të majtën shqiptare e ka cilësuar si moment të jashtëzakonshem për Shqipërine fitoren e Partisë Socialiste. Njëkohësisht në konferencën e  përbashkët me kreun e PS-së Rama, Ayala uroi dy krerët e së majtës

Luis Ayala, Sekretari i Internacionales Socialiste, pak minuta më parë gjatë një konference për shtyp teksa ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për të majtën shqiptare e ka cilësuar si moment të jashtëzakonshem për Shqipërine fitoren e Partisë Socialiste.

Njëkohësisht në konferencën e  përbashkët me kreun e PS-së Rama, Ayala uroi dy krerët e së majtës për këtë fitore.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Evropën, për tërë familjen tonë social- demokrate në mbarë botën. Ia drejtoj këto urime edhe zotit Ilir Meta dhe LSI-së. Ky bashkim i fortë i së majtës, sjell një vizion të ri për vendin. Edhe ata që humbën duhet të bashkohen, ky nuk është moment specifik për një lider dhe një parti, por është ora e një vendi, ndaj të gjithë duhet të bashkohen. Gjithë shokët e mi në Evropë po e festojnë këtë ngjarje të madhe në Shqipëri e në Tiranë”, u shpreh Ayala gjatë fjalimit të tij.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar