AUV, të mbrohet konsumatori

Në konferencën e organizuar me rastin e përfundimit të binjakëzimit për ushqim dhe veterinari në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) garaton produkte të sigurta për qytetarët e Kosovës nëpërmjet kontrollit të zinxhirit ushqimorë . Qëllimi kryesor i projektit ishte kontributi në mbrojtjen e konsumatorit duke siguruar ushqim të sigurt në përputhje me standardet

Në konferencën e organizuar me rastin e përfundimit të binjakëzimit për ushqim dhe veterinari në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) garaton produkte të sigurta për qytetarët e Kosovës nëpërmjet kontrollit të zinxhirit ushqimorë .

Qëllimi kryesor i projektit ishte kontributi në mbrojtjen e konsumatorit duke siguruar ushqim të sigurt në përputhje me standardet e BE-së dhe për të forcuar kapacitetet e AUVK-së, për të miratuar dhe zbatuar politikat dhe legjislacionin për shëndetin e kafshëve, bimëve dhe higjienën e produkteve ushqimore.

Përfaqësuës të AUV-it deklaruan se misioni i Agjencisë së Ushqimit dhe Vetreinarisë është që të siguroj zbatimin e politikave dhe legjislacionin shtetrorë në nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.

Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i AUV-së tha se agjencia deri më tani ka punuar në përcaktimin e rregullave të sigurisë së ushqimit duke pasur parasysh kriteret e Bashkimit Evropian.

Ky projekt u implementua në Agjencinë e Ushqimit Veterinarisë së Kosovës nga Autoriteti Shtetëror për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë Ushqimore (LAVES) Saksonia e Ulët, Gjermani dhe Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë i shtetit të Lituanisë.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar