Banorët e komunës së Bradasheshit kanë protestuar sot, duke bllokuar punimet që po kryhen në autostradën Elbasan-Tiranë pasi sipas tyre firma që po ndërton në këtë aks rrugor ka dëmtuar kanalin vaditës. Kreu i komunës Sabri Sallaku ka kërkuar që firma të jetë më e përgjegjshme dhe të rindërtojë kanalin dhe rrugët deri në hyrje
Banorët e komunës së Bradasheshit kanë protestuar sot, duke bllokuar punimet që po kryhen në autostradën Elbasan-Tiranë pasi sipas tyre firma që po ndërton në këtë aks rrugor ka dëmtuar kanalin vaditës.
Kreu i komunës Sabri Sallaku ka kërkuar që firma të jetë më e përgjegjshme dhe të rindërtojë kanalin dhe rrugët deri në hyrje të tunelit. Sollaku i ka kërkuar firmës të zbatojë marrëveshjen e bërë në fillim të punimeve.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e komunës Bradashesh protestojnë. Në nisje të ndërtimit të autostradës çmimi me të cilin ishte vlerësuar për tu kompensuar dhe toka ku do të ndërtohej autostrada ka qenë edhe shkaku që ngriti banorët në protestë.
Ndërkaq banorët thonë që do të vijojnë të bllokojnë punimet e rrugës deri në ngritjen e një komisioni të ri për ndryshimin e çmimit të tokës dhe përfshirjen e tyre në kompensim.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *