Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: 100 mijë makina pa siguracion

0

Në Shqipëri rezultojnë rreth 100 mijë automjete të pasiguruara të cilat janë një burim potencial aksidentesh.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i makinave të regjistruara është katërfish më shumë, por vetëm 300 mijë prej tyre janë të siguruara.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar hartën gjeografike të sigurimeve, ku pasha kryesore bie në qytetet me numrin më të madh të automjeteve.

Duke iu referuar Kodit Rrugor, penaliteti për mungesë siguracioni nis nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë gjobë por edhe në bllokim automjeti.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here