Austria, 500 mijë euro për shërbimin zjarrfikës shqiptar

Austria, 500 mijë euro për shërbimin zjarrfikës shqiptar

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim deputetin austriak Wolfgang Grossruck, i cili njëkohësisht është edhe Presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, shoqëruar edhe nga një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës të Austrisë. Qëllimi i vizitës ka qënë asistimi me ndihmë logjistike dhe trajnimi i shërbimit zjarrfikës të disa qyteteve të Shqipërisë, angazhim ky i

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim deputetin austriak Wolfgang Grossruck, i cili njëkohësisht është edhe Presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, shoqëruar edhe nga një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës të Austrisë.

Qëllimi i vizitës ka qënë asistimi me ndihmë logjistike dhe trajnimi i shërbimit zjarrfikës të disa qyteteve të Shqipërisë, angazhim ky i marrë nga Austria dy vite më parë.

Në kuadër të iniciativës janë dhuruar 500 mijë euro për modernizimin e shërbimit zjarrfikës shqiptarë si dhe paisje trajnuese për zjarrfikësit e disa qyteteve të vendit.

Në fund të këtij takimi, Berisha e ka falenderuar Grossruck për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdushëm. Më tej kryeministri ka theksuar se bashkëpunimi me Austrinë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët  dhe se shpreson se marrëdhëniet mes dy kombeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen intensivisht.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar