Austri, gjendet trupi i djegur i një personi

Austri, gjendet trupi i djegur i një personi

Policia austriake ka gjetur sot trupin e pajetë të një personi, i cili dyshohet se ka vrarë katër persona pastaj është vetëflijuar. Trupi i pajetë i përket shtetasit Austriak, Alois Huber, i cili ishte ndaluar më parë një pyll pranë një pike turistike, por ai kishte mundur të largohej duke marrë peng një polic. Forcat

Policia austriake ka gjetur sot trupin e pajetë të një personi, i cili dyshohet se ka vrarë katër persona pastaj është vetëflijuar. Trupi i pajetë i përket shtetasit Austriak, Alois Huber, i cili ishte ndaluar më parë një pyll pranë një pike turistike, por ai kishte mundur të largohej duke marrë peng një polic.

Forcat e rendit kanë gjetur trupin e djegur në një fermë,90 kilometra nga përendimi i Vjenës, ku vrasësi serial ka jetuar. Sipas policisë dyshohet se vrasësi i ka vënë zjarrin vetes.

Vrasjet e të ndjerit mendohet se janë bërë ditën e hënë, ku një gjuetar i paligjshëm qëlloi dy agjentë dhe një punonjës të ndihmës së shpejtë gjatë përpjekjeve për arrestimin tij.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar