Ausilio konfirmon, Interi do Islan dhe Van Der Vill

Ausilio konfirmon, Interi do Islan dhe Van Der Vill

Interi ka kohë që është vënë pas Islas, që para se lojtari të transferohej në Torino. Ashtu siç pritej bisedimet nuk po shkojnë shumë mirë, pasi dihen marrëdhëniet midis kampionëve aktual të Italisë dhe zikaltërve. Ausilio është shprehur se po bëjnë të pamundurën për ta sjellë në Milano Kilianin. “Ne po flasim me Juventusin, por

Interi ka kohë që është vënë pas Islas, që para se lojtari të transferohej në Torino. Ashtu siç pritej bisedimet nuk po shkojnë shumë mirë, pasi dihen marrëdhëniet midis kampionëve aktual të Italisë dhe zikaltërve.

Ausilio është shprehur se po bëjnë të pamundurën për ta sjellë në Milano Kilianin.

“Ne po flasim me Juventusin, por të gjithë po mbajnë armët në dorë. Ata vlerësojnë lojtarin e tyre ndryshe, ne e vlerësojmë ndryshe”.

Drejtori ka konfirmuar edhe zërat e fundit që kanë dalë për kërkimin e holandezit Van Der Vill

“Nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor, ne po punojmë në lojtarë në Itali dhe jashtë vendit. Dihet se për cilin lojtar e kam fjalën kur po them jashtë Italisë”, është shprehur Ausilio para gazetarëve.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar