Athinë, sulmohet me bombë zyra e taksave

Athinë, sulmohet me bombë zyra e taksave

Një sulm me bombë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin helen, Athinë. Ngjarja ka ndodhur para zyrës së taksave, në një nga lagjet më të pasura të Athinës ku jetojnë shumë biznesmenë dhe politikanë, por fatmirsisht nuk janë shënuar viktima, vetëm dëme materiale. Sipas policisë sulmi ka qënë i paralajmëruar nga një person i

Një sulm me bombë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin helen, Athinë.

Ngjarja ka ndodhur para zyrës së taksave, në një nga lagjet më të pasura të Athinës ku jetojnë shumë biznesmenë dhe politikanë, por fatmirsisht nuk janë shënuar viktima, vetëm dëme materiale.

Sipas policisë sulmi ka qënë i paralajmëruar nga një person i pa identifikuar i cili ka telefonuar në një gazetë greke, duke dhënë dhe alarmin për një shpërthim brenda 30 minutave.

Policia ka rrethuar zonënn, ndërkohë që është deklaruar se sulmi nuk ak qënë i përmasave të medha, për këtë arsye askush nuk ka marrë përgjegjesi për shpërthimin e paralajmëruar.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar