Athinë, protesta kundër ndërtimit të xhamisë

Athinë, protesta kundër ndërtimit të xhamisë

Anëtarët e ekstremit të djashtë në Greqi janë ngritur në një marshim kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e xhaminë së parë në Athinë. Qeveria ka akorduar një buxhet prej rreth një milion euro (1.3 milion dollarë) për të ndërtuar xhaminë, çmim i reduktuar për shkak të krizës ekonomike të vendit, e cila ka vonuar

Anëtarët e ekstremit të djashtë në Greqi janë ngritur në një marshim kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e xhaminë së parë në Athinë.

Qeveria ka akorduar një buxhet prej rreth një milion euro (1.3 milion dollarë) për të ndërtuar xhaminë, çmim i reduktuar për shkak të krizës ekonomike të vendit, e cila ka vonuar edhe nisjen e ndërtimit të saj. Megjithatë, ndërtimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Protestuesit, përfshirë edhe një grua të veshur në veshje të Nënë Terezës, valvitën flamunj grekë në miting ditën e dielë dhe brohorisnin: “Ne nuk duam sheriat, ne duam Greqi dhe Ortodoksi!”, “Jo xhamive, jepni para për shkollat​​!”

protesta1

Emanouil Konstas, sekretar i përgjithshëm i Frontit Kombëtar, tha se planet për ndërtimin e qendrës fetare ishin të papranueshme për ta dhe se qeveria duhet të përmbahet në përmbushjen e nevojave fetare të emigrantëve ndërkohë që vendi përballet me krizë ekonomike.

“Është e papranueshme. Nevojat fetare të qindra e mijëra emigrantëve të paligjshëm nuk duhet të jetë një çështje shqetësuese për qeverinë. Ata duhet të dëbohen pasi ata erdhën këtu ilegalisht dhe për pjesën tjetër, të cilët janë këtu ligjërisht, ka vende të mjaftueshme për lutjet e tyre”, tha Konstas.

Athina është i vetmi kryeqytet i vendeve anëtare Bashkimit Evropian pa një xhami.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar