Atentatori kosovar Bllaca deklarohet fajtor

Atentatori kosovar Bllaca deklarohet fajtor

Ish-vrasësi Nazim Bllaca u deklarua fajtor për vrasjen e një politikani, i cili dyshohej se bashkëpunonte me autoritetet serbe gjatë luftës në Kosovë. Bllaca, ka pranuar se ka punuar si vrasës politik, ai u deklarua fajtor të mërkurën,  për vrasjen e një ish-anëtari të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Në seancën e parë dëgjuese në Gjykatën

Ish-vrasësi Nazim Bllaca u deklarua fajtor për vrasjen e një politikani, i cili dyshohej se bashkëpunonte me autoritetet serbe gjatë luftës në Kosovë. Bllaca, ka pranuar se ka punuar si vrasës politik, ai u deklarua fajtor të mërkurën,  për vrasjen e një ish-anëtari të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në seancën e parë dëgjuese në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, i pandehuri Nazim Bllaca u deklarua fajtor për vrasje të rëndë”, thuhet në deklaratën e misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

“Nazim Bllaca ka vrarë Ibush Kllokoqin, duke e qëlluar atë gjashtë herë. Kjo ka ndodhur në Prishtinë më 6 gusht 1999”, thuhet në aktakuzën e Bllacës. Bllaca pretendon se ka qenë pjesë e një shërbimi sekret jozyrtar që u ngrit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Aktgjykimi i dytë në dhjetor të vitit të kaluar shpalli fajtorë pesë persona që u dënuan gjithsej me 54 vjet burg. Dy nga të pandehurit janë dënuar për përfshirje në vrasjen e Kllokoqit në vitin 1999.

Ndërkohë, seanca gjyqësore ku do të dëgjohet aktgjykimi për Bllacën, është caktuar më 15 korrik.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar