Atentat në bllok, një e vdekur dhe një i plagosur

Atentat në bllok, një e vdekur dhe një i plagosur

Gjatë një atentati më arme mbremjen e djeshmë ka mbetur e vdekur shtetasja Majlinda Hoxha dhe është plagosur Elton Fusha, ky i fundit dyshohet të ketë qënë objektivi i atentatit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:30 në hyrje të Bllokut brënda një lokali llotosh i marrë më qera nga shtetasi Elton Fusha. Policia

Gjatë një atentati më arme mbremjen e djeshmë ka mbetur e vdekur shtetasja Majlinda Hoxha dhe është plagosur Elton Fusha, ky i fundit dyshohet të ketë qënë objektivi i atentatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:30 në hyrje të Bllokut brënda një lokali llotosh i marrë më qera nga shtetasi Elton Fusha.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat të dyshuar për veprën penale.

“Për pasojë është plagosur shtetasi Elton Fusha 36 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i cili menjëherë është dërguar në S.Q.U, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po ashtu ka gjetur vdekjen  shtetasja Majlinda Hoxha 28 vjec.
Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësine e provës materiale 5 gëzhoja  arme zjarri kalibër 9 mm, 3 predha  plumbi”- thuhet në deklaratën e policisë.

Policia është duke punuar për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Armela Ago/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar