Atë Peter Tabichi, mësuesi më i mirë për vitin 2019

0

Atë Peter Tabichi mësues në një shkollë në fshatin Pwani në Kenya është vlerësuar me çmimin  “Global Teacher Prize 2019. Çmim i cili ndahet çdo vit nga Varkey Foundation për pedagogët më të dalluar për nga metodat edukative në të gjitha kontinentet.

Prifti françeskian jep 80% te rrogës së tij për studentët të cilët janë në vështirësi ekonomike,në mënyrë që ata të mos braktisin shkollën. Pavarësisht kushteve të vështira në shkollë dhe mbingarkesave të klasave me deri në 80 veta nxënësit e profesorit kanë fituar kompeticione të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përveç mësimdhënies në shkollë Atë Peter Tabichi ka krijuar Klubin e Paqes, i cili ka mision për të zbutur tensionet mes etnive në fshat apo duke i bindur prindërit e fëmijëve vajza që të mos i detyrojnë vajzat e tyre të martohen në moshë të mitur, por t’i dërgojnë në shkollë për t’u përgatitur për metodat e kultivimit të kulturave të ndryshe kundër urisë, për jetë më të pavarur dhe një të ardhme më të sigurt në një botë kur dominon varfëria, konfliktet mes etnive dhe fiseve, si dhe diskriminimi i theksueshëm ndaj femrës.

B. Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here