Assad: Ç’armatosja? Na duhet 1 vit + 1 miliardë USD

Assad: Ç’armatosja? Na duhet 1 vit + 1 miliardë USD

Presidenti sirian, Bashar al Assad tha se i qendron planit për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike të vendit të tij, por paralajmëroi se ky proces do të kërkojë kohë, të paktën një vit. Në një in tervistë për  televizionin amerikan Fox News, Assad mohoi sërish akuzat së forcat e tij kanë përdorur armë kimike

Presidenti sirian, Bashar al Assad tha se i qendron planit për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike të vendit të tij, por paralajmëroi se ky proces do të kërkojë kohë, të paktën një vit.

Në një in tervistë për  televizionin amerikan Fox News, Assad mohoi sërish akuzat së forcat e tij kanë përdorur armë kimike në sulmin e 21 gusht në rrethinat e kryeqytetit Damask.

“Procesi do të kërkojë kohë, ndoshta një vit, ndoshta pak më shumë. Duhen rreth 1 miliard dollarë për gjithë procesin. Nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara është e gatëshme ta paguajë këtë shumë dhe të mbajë përgjegjësinë e transferimit të materialeve kimike në SHBA, pse s’e bën?! ”, u shpreh  Assad.

Plani për çarmatosjen e armëve kimike të Sirisë u bë publik fundjavën që kaloi pas takimeve SHBA-Rusi. Perëndimi kërkon që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të kalojë një rezolutë që të legjitimojë përdorimin e forcës nëse Assad dështon në përmbushjen e planit për shkatërrimin e armëve kimike.

Rusia kundërshton këtë propozim, ndërsa Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov deklaroi se Moska ka në dorë faktet që tregojnë se armët kimike janë përdorur nga rebelët.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar