Asamoha: Duam titullin e tretë radhazi

Asamoha: Duam titullin e tretë radhazi

Mesfushori i Juventusit, Kuadu Asamoah, ka shprehur dëshirën e tij për të fituar sezonin e ardhshëm titullin e tretë radhazi me Zonjën e Vjetër. Asamoah, i cili ka qenë një ndër lojëtarëtmë të mirë të Juves në shumë ndeshje duke treguar formë shumë të mirë, thotë se dëshiron që të fitojë edhe titullin e tretë

Mesfushori i Juventusit, Kuadu Asamoah, ka shprehur dëshirën e tij për të fituar sezonin e ardhshëm titullin e tretë radhazi me Zonjën e Vjetër.

Asamoah, i cili ka qenë një ndër lojëtarëtmë të mirë të Juves në shumë ndeshje duke treguar formë shumë të mirë, thotë se dëshiron që të fitojë edhe titullin e tretë radhazi.

“Unë jam i bindur se ne jemi bërë më të fortë. Titulli i tretë radhazi, kjo është ajo që duam. Unë dua që të qëndroj te Juve dhe të luaj edhe sezonin e ardhshëm”, ka theksuar Asamoah për “Tuttosport”.

Asamoah është aktivizuar në 27 ndeshje sezonin e kaluar duke shënuar dy gola dhe ka dhënë tetë tetë asiste.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar