Arvizu: Zgjedhjet e 23 qershorit, historike si ato të vitit 1992

0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, gjatë nje aktiviteti të zhvilluar në Jalë u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë zgjedhje historike si ato të vitit 1992.

Ai ka thënë  nga Jala se: “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin. Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,”  tha ambasadori amerikan.

Arvizu, duke folur për fushatën, vuri në dukje se “gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”.

Deklaratat e ambasadorit  amerikan janë bërë gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar se vendosja e ligjit është shumë e rëndësishme.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here