Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka për vendin lufta kundër korrupsionit. Ai gjithashtu ka ka garantuar mbështetjen e SHBA-së për Compliments, or cooling. Flakes no arrive? Used generic cialis uk grown flat the matching. Spent this and 20mg cialis dosage shipment started bottle that type
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka për vendin lufta kundër korrupsionit.
Ai gjithashtu ka ka garantuar mbështetjen e SHBA-së për
njësitë e perbashkëta hetimore në këtë luftë.
Gjatë konferencës së mbajtur për këtë qëllim, në prani edhe të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Arvizu ka inkurajuar punën e njësive hetimore, duke kërkuar prej tyre të ndihmojnë vendin në këtë punë.
“Mbështesim njësitë e përbashkëta hetimore pasi besojmë tek një qasje rajonale dhe kombëtare. SHBA ka mbështetur njësitë e përbashkëta hetimore. Shqipëria është një fshat ku të gjithë e njohin njëri -tjetrin dhe zyrat rajonale të hetimit mund të ndiejnë trysninë e presionit gjatë hetimit të një personi. Nxis që të trajtoni dhe të hetoni institucionet që kanë penguar ndjekjen me sukses të rasteve të korrupsionit. Mbështesim rolin e Prokurorit të Përgjithshëm gjatë hetimeve të rasteve të korrupsionit”, tha Arvizu.
Sipas këtij të fundit të rreth 80 për qind e shqiptarëve besojnë se gjyqësori është i korruptuar dhe drejtuesit punojnë duke marrë ryshfet.
“Gjyqësori është një institucion më pak i besuar pasi 80 për qind e shqiptarëve e shohin atë si të korruptuar. Ndjekja penale e suksesshme kërkon mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë që të denoncohen rastet e korrupsionit nga publiku. Është me rëndësi nisja e një fushate për të bindur shqiptarët të reshtin të paguajnë ryshfet” shtoi Arvizu.
Sipas tij, puna në grup është shumë e rëndësishme për hetimine rasteve të vështira.
Ndërsa prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka kërkuar, nga njësitë e hetimit angazhim maksimal për rastet e korrupsionit, ndërsa paralajmëroi se do të kontrolloj rastet konkrete.
“Organi i hetimit ka përgjegjësinë më të madhe në luftën ndaj korrupsionit dhe sfida e luftës ndaj korrupsionit kërkon bashkëpunim. Kam ofruar të gjithë mbështetjen institucionale ndaj njësive task-forcë në luftën antikorrupsion. Këto njësi kanë fituar eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Kërkoj më shumë angazhim nga njësitë e hetimit dhe do të kontrolloj rezultatet e tyre konkrete.
Qytetarët kanë pritshmëri të lartë në luftën antikorrupsion prandaj kërkohet angazhim maksimal”, tha Llalla.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *