Artistet femra, festival për të drejtat e njeriut

Artistet femra, festival për të drejtat e njeriut

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin “Oda” në Kosovë,”Artpolis” organizoi edicionin e parë të festivalit të artistëve femra për të drejtat e njeriut. “Festivali Femme Fatales” do të sillet nga femrat artiste përmes shfaqjeve teatrore,  ekspozitave, promovimeve të filmave, koncerteve dhe diskutimeve. Në të do të performojnë artistë nga i gjithë territori i Kosovës, Shqipërisë dhe

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin “Oda” në Kosovë,”Artpolis” organizoi edicionin e parë të festivalit të artistëve femra për të drejtat e njeriut.

“Festivali Femme Fatales” do të sillet nga femrat artiste përmes shfaqjeve teatrore,  ekspozitave, promovimeve të filmave, koncerteve dhe diskutimeve. Në të do të performojnë artistë nga i gjithë territori i Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.

Hapja e festivalit nisi më një performacë muzikore me koreografi nga solistët Kaltrina Miftari dhe Safet Berisha të shoqëruar nga balerina Teuta Krasniqi.

Festivali do të vijojë deri më datë 30 Maj në Teatrin “Oda”.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar