Një rëndësi te veçantë në arsimin profesional këtë vit kanë degët Hoteleri-Turizëm dhe Teknologji Informacioni. Nxënësit preferojnë të zgjedhin këto degë pasi kanë më tepër mundësi të punojnë në tregun e punës. Drejtoresha e arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Dorina Rapti, sqaron se tashmë kuptohet logjika e formulës për tu afruar sa
Një rëndësi te veçantë në arsimin profesional këtë vit kanë degët Hoteleri-Turizëm dhe Teknologji Informacioni.
Nxënësit preferojnë të zgjedhin këto degë pasi kanë më tepër mundësi të punojnë në tregun e punës. Drejtoresha e arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Dorina Rapti, sqaron se tashmë kuptohet logjika e formulës për tu afruar sa më afër tregut të punës, dhe për këtë arsye këta degë janë më të kërkuarat.
“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është një nga degët që ka pasur një tërheqje të jashtëzakonshme nga të rinjtë. Pa dyshim fusha e Hoteleri-Turizëm, e Termohidraulikës janë degë që i mbështesim me bursa për t’i stimuluar nxënësit”, shpjegon znj. Rapti.
Ekspertët e arsimit profesional në MASH do të ndryshojnë disa nga kriteret e pranimit në degën Hoteleri-Turizëm, pasi numri i kërkesave është i papërballueshëm. Disa nga kushtet shtesë janë: mënyra e komunikimit me klientët, gjuha e huaj, kryesisht anglishtja dhe nota mesatare e shkollës 9-vjeçare.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *