Arsenali nuk ndalet, kërkon Suarezin në janar

0

Sipas të përditshmes “The Mirror”,Arsenali mund të bëjë përpjekje për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë merkatos së janarit.

Topçinjtë dërguan disa oferta të pasura për uruguajanin gjatë merkatos verore, por Suarez zgjodhi të qëndrojë në Anfield.

Arsenali ka marrë kurajë pas nënshkrimit me Mesut Ozil nga Real Madridi për 50 milionë euro, dhe besohet se menaxherit Arsene Wenger i është dhënë dritë e gjelbër për të kërkuar sërish Suarezin në janar, në tentative  për të sjellë edhe një lojtarë të klasit botëror në Emirates Stadium.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here