Arsenali kimik i Izraelit nën hetim të ri

Arsenali kimik i Izraelit nën hetim të ri

Nga: Al-Jazeera   Një plan për të shkatërruar armët kimike të  Sirisë e ka përqendruar vëmendjen  mbi shkatërrimin në masë  edhe të armëve të padeklaruara të Izraelit. Zyrtarët izraelitë raportohet  të jenë gjithnjë e më të shqetësuar pasi përpjekjet ndërkombëtare  për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë mund të shërbejnë si një prelud ndaj kërkesave

Nga: Al-Jazeera

 

Një plan për të shkatërruar armët kimike të  Sirisë e ka përqendruar vëmendjen  mbi shkatërrimin në masë  edhe të armëve të padeklaruara të Izraelit.

Zyrtarët izraelitë raportohet  të jenë gjithnjë e më të shqetësuar pasi përpjekjet ndërkombëtare  për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë mund të shërbejnë si një prelud ndaj kërkesave të Izraelit  për të eliminuar armët e veta të shkatërrimit në masë .

Izraeli mban një qëndrim “dyanësh” në lidhje me posedimin apo jo të armëve kimike dhe bërthamore. Megjithatë besohet gjerësisht të ketë një arsenal të madh të bombave bërthamore, të fshehura nga hetimi ndërkombëtar, dhe ka dyshime të forta që  ka zhvilluar fshehurazi  edhe një program të armëve kimike. Izraeli e ka ndërtuar stokun e vet të armëve kimike dhe biologjike dekada më pare. Satelitët amerikanë të mbikqyrjes i kishin zbuluar këto armë në vitin 1982, dhe raportohet se në stok ka agjentë nervor.

Sipas raportit, Agjencitë amerikane të inteligjencës janë pothuajse e sigurta se Izraeli posedon një prej rezervave më të mëdha të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme, që është zhvilluar në vitet 1960 dhe 1970, si pjesë e “mbrojtjes” së saj kundër një sulmi të mundshëm nga fqinjët arabë .

Raporti FP është i bazuar në një faqe nga raporti sekret i 15 shtatorit 1983.
Për vite të tëra analistë të kontrollit kanë spekuluar se Izraeli është duke ndërtuar një gamë të armëve biologjike dhe kimike për të plotësuar arsenalin e saj bërthamor.

Ekspertët janë fokusuar sidomos në Institutin Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR) në Ness Ziona, që ndodhet 20 kilometra në jug të Tel Avivit.
Raporti gjithashtu pohon se në janar 1976, inteligjenca amerikane ka zbuluar “teste të mundshme” të armëve kimike izraelite që kanë ndodhur në shkretëtirën Negev.

Nuk dihet nëse Izraeli ende mban stokun e saj të armëve kimike, meqë në vitin 1992, qeveria izraelite ka nënshkruar Konventën e Armëve Kimike, e cila delegjitimon armët e tilla megjithatë Izraeli ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen.

Autori i shkrimit të Foreign Policy pretendon se pas një kërkim në Google Maps, ai e gjeti atë që ai beson se të jetë vendndodhja e objektit izraelit që fshehë agjent nervore të në zona të magazinimit ” në lindje të shkretëtirës Negev, pranë fshatit al – Kilab.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një seri lëvizjesh  nga shtetet e tjera të Lindjes së Mesme për të sjellë vëmendjen ndërkombëtare tëk agjentët kimikë të Israelit. Këto përpjekje pasojnë  ratifikimin e  Konventës së Armëve Kimike  të Sirisë, pas dakordësimit midis SHBA  dhe Rusisë.

Politika aktuale e Izraelit për armët kimike

Një raport nga dy ekspertë të përhapjes së armëve kimike ka vlerësuar se Izraeli kishte ndërtuar një total prej 80 bombash  bërthamore deri në vitin 2004 ,vit kur ai besohet të ketë ndalur prodhimin. Raporti  thekson se  Izraeli kishte edhe rezerva të mjaftueshme  materialesh për dyfishimin e bombave bërthamore.

Një plan egjiptian për krijimin e një Lindje të Mesme pa armë të shkatërrimit në masë,  u sponsorizua nga SHBA në vitin 2010, me kundërshtimin e Izraelit.

Ambasadori i Sirisë në OKB , Bashar Xhafar , tha se “Sirisë rreziku kryesor i vjen nga  arsenali bërthamor i izraelit “, duke shtuar se shumica e shteteve të tjera nuk janë akoma gati për të folur në lidhje me arsenalin bërthamor të Izraelit.

Sipas raporteve në media , ambasadat izraelite jashtë shtetit  kanë lëshuar  udhëzimet për të shmangur pyetjet e gazetarëve dhe diplomatëve që lidhen me armët  kimike.

Ministria e mbrojtjes izraelite ka refuzuar të komentojë, duke iu referuar pyetjeve në zyrën e kryeministrit. David Baker , një zëdhënës për Netanyahu , gjithashtu nuk pranoi të komentojë , duke e quajtur një diskutim të tillë ‘’spekulim”.

Në një deklaratë publike  Amir Peretz ,  ish- ministër i mbrojtjes , tha për Radion Izraelite  këtë javë se “shpreson shumë dhe është I sigurt se bashkësia ndërkombëtare nuk do të bëjë më këtë pyetje për armët kimike. ” Ndryshe nga Siria, tha ai, “Izraeli është një shtet demokratik ,dhe me regjim të  përgjegjshëm” .

Uashingtoni ka shkelur ligjin amerikan duke i dhënë Izraelit miliarda dollarë ndihma për posedimin e armëve kimike.

Kohët e fundit, sulmet e përsëritura të Izraelit në Gaza kanë ndezur pretendimet se ai ka përdorur  dendur  municione MetalExplosive. Shpërthimi i këtyre lëndeve shkakton dëme të rënda të brendshme  për viktimat dhe lë gjurmët e metaleve kancerogjene në trupat e atyre që  mbijetojnë.

Në dimër 2008-09, Izraeli u kritikua   gjerësisht për përdorimin e  fosforit të bardhë në zonat e banuara të Gazës. Edhe pse lejohet nëse përdoret për të krijuar një perde tymi në fushëbetejë, fosfori  i  bardhë është konsideruar si një armë kimike që përdoret në zonat ku civilët nuk jane të pranishëm.

Nën presionin ndërkombëtar, ushtria izraelite premtoi për t’i dhënë fund përdorimit të armëve  kimike megjithatë deri tani nuk ka  ratifikuar asnjë nga marrëveshjet e lartpërmendura.

Izraeli është  një prej  gjashtë shteteve që  refuzojnë për të zbatuar Konventën e mosperdorimit te armeve kimike, së bashku me Egjiptin , Mianmarin , Angolën , Korenë e Veriut dhe Sudanin e Jugut.

Izraelitët besojnë se për shkak të Holokaustit ata kanë të drejtë për mbrojtje shtesë , e cila në praktikë do të thotë akses në çdo lloj të armëve.

Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”: Elta Liksenaj

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar