Arsenal-Napoli, ndeshja për lavdi

0

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet një përplasje prej titanësh, ajo ndërmjet Arsenalit dhe Napolit. Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Beteja ka filluar tashmë pasi 5 000 tifozë të skuadrës së Napolit kanë zbarkuar në Londër për të mbështetur “luftëtarët” e tyre. Në anën tjetër, tifozeria e “topçinjve” është e shumtë në numër pasi ata janë në “tokën” e tyre.

Dy timonierët e skuadrave do të përballen sërish me njëri-tjetrin, por njëri prej tyre, Rafa Benitez, është më ndryshe se Arsen Venger pasi nuk drejton më skuadrën e Çelsit, por napoletanët. Sfida e kësaj mbrëmjeje pritet të jetë shumë e fortë, Napoli me një skuadër “minigalaktikësh” dhe Arsenali me fantazistin Ozil.

Të dy ekipet janë të etur për fitore, por se si do të përfundojë kjo betejë do ta shohim vetëm pas orës 20:45.

/Xhevahir Qardaku/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here